Sipas të dhënave të portalit U- Albania1 në vitin akademik 2024-25, u regjistruan në të gjitha universitetet publike në rrethe 3. 169 studentë, ku kjo shënon një rënie prej 38.54% të numrit të regjistrimeve ose 1. 987 studentë më pak të regjistruar, krahasuar me vitin akademik 2023-2024. Ky raport analizon ndryshimet e numrit të studentëve në IAL- të e rretheve, programet e studimit që rrezikojnë të mbyllen në këto universitete e duke vënë në dukje faktorët që kanë ndikuar në uljen e regjistrimeve, shpërndarjen gjeografike të studentëve si edhe ndikimin e politikave arsimore në braktisjen e universiteteve.
Kapitujt në vijim synojnë të analizojnë strukturën, kapacitetin dhe trendet e regjistrimeve në instutucionet e arsimit të lartë publik duke e përqëndruar analizën në 6 (gjashtë) IAL, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Fan S.Noli” Korçë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Së bashku me analizën statistikore lidhur me numrin aktual të studentëve të interesuar dhe të regjistruar në këto universitete, i kushtohet vëmendje edhe faktorëve kryesorë të këtij trendi duke synuar parandalimin e boshatisjes së këtyre IAL- ve. Duhet theksuar se në analizën e bërë do të kuptojmë pasojat reale të politikave për arsimin e lartë të ndjekura deri më tani duke i pasqyruar ato tek shifrat reale të regjistrimeve në universitete.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: