Turizmi është një nga nënsektorët më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje. Numri i turistëve dhe imazhi që po i jepet turizmit, sidomos pas vitit 2021, ka bërë që Turizmi të jetë një nga promotorët e rritjes ekonomike në vitet e pas-Covidit. Ky punim ka për qëllim që të sjellë disa të dhëna dhe rezultate mbi turizmin duke u ndalur që tek numri i turistëve që vijnë në Shqipëri, duke analizuar origjinën e tyre, duke analizuar gjithashtu netë qëndrimet e tyre, si dhe duke llogaritur edhe shpenzimet për një person që vjen në Shqipëri. Llogaritjet janë bërë duke u bazuar në të dhëna që disponohen në databazën e INSTAT dhe atë të Bankës së Shqipërisë.
Duke shikuar të gjithë këta indikatorë së bashku mund të konkludojmë edhe një mendim se si është ecuria reale e Turizmit në Shqipëri dhe ku qëndrojnë edhe disa nga çështjet që duhet të fokusohemi në të ardhmen.
Rezultatet tregojnë që shpenzimet mesatare të një turisti në Shqipëri për vitin 2023 kanë qenë 411 euro përgjatë gjithë qëndrimit të tij, me një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2022, por kur krahasohet me vitet 2008-2010 vihet re një rënie e shpenzimeve mesatare të turistëve. Në pamje të parë niveli i shpenzimeve mesatare na tregon që turistëtët që vijnë në Shqipëri nuk shpenzojnë shumë, por në fakt problemi i shpenzimeve të tyre lidhet me kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në Shqipëri. Përkatësisht, netë qëndrimet mesatare të një jorezidenti në Shqipëri përgjatë vitit 2023 ishin 2.58 netë. Pra, një turist ka shpenzuar mesatarisht 2.58 netë në Shqipëri përgjatë vitit 2023, duke shpenzuar mesatarisht në ditë rreth 160 euro.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: