Mungesa e ujit të pijshëm është një prej sfidave kryesore me të cilat përballen qytetet në zhvillim të shpejtë, përfshirë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Në vitin 2024, furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të jetë një problem thelbësor për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Tiranës, veçanërisht në zonat periferike. Rritja e popullsisë, urbanizimi intensiv dhe infrastruktura e vjetëruar janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës. Për më tepër, ndryshimet klimatike dhe mungesa e investimeve të qëndrueshme në burimet dhe rrjetet e kanalizimit të ujrave kanë përshkallëzuar problemin, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm
me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.
Tirana është një qendër me rëndësi kombëtare dhe rajonale, jo vetëm për numrin e madh të banorëve të saj, por edhe për rolin që luan si një nyje kryesore për ekonominë dhe turizmin. Sidoqoftë, mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me ujë “kërcënon” përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Zona të mëdha urbane brenda dhe përreth qytetit po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujit, sidomos gjatë periudhës së verës, kur kërkesa rritet dhe furnizimi është më i pamjaftueshëm.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: