Diplomacia shqiptare është një ndër shtyllat kryesore të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ligji për shërbimin e jashtëm, Nr. 23/2015, përcakton rregullat dhe procedurat për emërimin, qëndrimin dhe funksionimin e përfaqësuesve shqiptarë në postet diplomatike. Sidoqoftë, zbatimi i këtij ligji ka qenë problematik, duke u shoqëruar me një sërë shkeljesh që kanë dëmtuar imazhin dhe efikasitetin e diplomacisë shqiptare. Ky raport trajton çështjet kryesore që lidhen me tejkalimin e mandateve diplomatike, përfshirjen e individëve pa status diplomatik, dhe ndërhyrjen e politikës në emërimet diplomatike.
Objektivi i Studimit
Ky studim ka për synim të analizojë figurat e 54 ambasadorëve dhe konsujve të Shqipërisë në botë, duke u fokusuar në përmbushjen e mandateve të tyre ligjore dhe aspektet e lidhura me karrierën e tyre diplomatike, duke përfshirë:
1- Viti i Marrjes së Detyrës
2 – Karriera Politike
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: