Matura Shtetërore, e vendosur si një reformë kyçe në sistemin arsimor shqiptar që prej vitit 2006, përfaqëson përmbylljen e ciklit të arsimit parauniversitar dhe shërben si një pikë hyrëse drejt arsimit të lartë, duke synuar të garantojë barazi, meritokraci dhe transparencë në procesin e përzgjedhjes së studentëve.
Provimet e Maturës Shtetërore 2025 u zhvilluan nga data 3 deri më 24 qershor. Në total, në provimet e detyrueshme dhe me zgjedhje morën pjesë: 25,712 maturantë në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, 25,824 në Matematikë, 25,742 në Gjuhë të Huaj dhe 25,872 në lëndët me zgjedhje. Krahasuar me vitin 2024, numri i pjesëmarrësve ra me rreth 3.28%, ndërsa janë afro 4,000 maturantë më pak sesa në vitin 2022, çka reflekton ndryshimet demografike në popullatën shkollore të vendit. Këtë vit, provimet u organizuan në 145 Qendra Testimi, nën administrimin e 640 mësuesve të angazhuar në proces.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇:










