PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

Marsela është një nga Delegatët Rinor të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara për vitin 2023.
Ajo është studente në vitin e pestë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka nisur angazhimin e saj rinor dhe qytetar 6 vite më parë, fillimisht në Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), ku ishte një nga bashkëthemelueset e Parlamentit Rinor të Tiranës.
Marsela ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor, një projekt i mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Ajo punon si koordinatore e projektit në Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane.