PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Mateo Yskollari është duke kryer studimet Bachelor në Inxhinieri Informatike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Angazhimet e para i ka nisur si aktivist në qytetin e Pogradecit, mbi çështjet e rinisë pranë Këshillit Rinor Pogradec. Për disa vite kreu aktivitetin e tij si kryeredaktor pranë gazetës lokale “Letër e Hapur” me synim fuqizimin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes si edhe rritjen e ndërgjegjes rinore drejt aktivizmit, në të cilat përveç kontributit të përgjithshëm u organizua edhe me monitorime të ndryshme për tematikat arsimore të cilat prekin interesat Rinore.
Që nga viti 2020 mban titullin “Ambasador për Paqe” dhënë nga Federata Universale e Paqes Botërore. Gjatë këtyre viteve ka qënë një zë kritik i çështjeve studentore duke u përfshirë në proceset e transparencës së Universiteteve. Së fundmi Mateo është një nga Drejtuesit e Kongresit Kombëtar Studentor në Shqipëri si edhe pjesmarrës në Forume Studentore në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, me synim identifikimin e situatave arsimore dhe problematikave studentore në rajon dhe më gjerë.
Vizioni i tij është të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar mbi politikat arsimore dhe rinore, duke synuar gjithëpërfshirjen e grupmoshave në proceset monitoruese, rritjen e vigjilencës mbi situatat aktuale dhe reagimet për kauza të ndryshme.