DREJTESIA – DHIMITER ZGURO

PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

2. Fotografi_Dhimitër Zguro

Dhimitër Zguro ka përfunduar studimet e ciklit të dytë në “Master i Shkencave” në programin “E Drejtë Penale” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në të njëjtin universitet, ai përfundoi me rezultate shumë të larta ciklin e parë të studimeve në “Bachelor” në Drejtësi. Aktualisht, është duke ndjekur programin e trajnimit fillestar për fitimin e titullit avokat.
Me fillimin e studimeve në Fakultetin e Drejtësisë, ai ka filluar paralelisht dhe punë si mentor në një projekt në fushën e arsimit parauniversitar ku ka patur si detyrë kryesore drejtimin, menaxhimin, mentorimin dhe mbikqyrjen e të rinjve të shkollave të mesme në Bashkinë e Korçës në veprimtarinë e tyre si aktivistë për një arsim sa më cilësor. Pas kësaj përvoje, ai është angazhuar si lehtësues në aktivitetet e Qendrës “Për Arsim Cilësor”.
Paralelisht me studimet dhe angazhimin e tij profesional, Dhimitri është angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile si: European Law Students Association Albania (ELSA Albania), GUXO, Qëndresa Qytetare etj. Në vitin 2021, ai u zgjodh si Zëvendës President i ELSA Albania për Aktivitetet Akademike, ndërsa në vitin 2022, ai u zgjodh si President i ELSA Albania. Aktualisht, ai është anëtar i Bordit Drejtues të “Halimi Foundation Institute” dhe prej vitit 2023, ai shërben si Drejtor për të Drejtat e Njeriut në ELSA International.
Nga muaji janar i vitit 2021, Dhimitri është punësuar si jurist pranë studios ligjore “Halimi Law and Tax” duke përfaqësuar disa nga shoqëritë më të mëdha të telekomunikacionit dhe sigurisë. Ndërsa nga muaji janar i 2023, ai është këshilltar ligjor i Qendrës “Qëndresa Qytetare”, si dhe analist për monitorimin e politikave publike në fushën e drejtësisë pranë kësaj qendre.

RAPORTET MINISTRIA E DREJTESISE

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist

Verified by MonsterInsights