PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTEN
Megi ka përfunduar studimet e Masterit në të Drejtën Civile dhe të Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Gjatë studimeve të saj, ajo ka punuar për një OJQ ‘Qendra për Nisma Ligjore’, një organizatë që ofron këshillim ligjor falas për gratë e dhunuara. Ajo ofronte asistentecë dhe këshillim ligjor falas për to.
Megi u përzgjodh si asistente parlamentare për një vit pranë Komisionit të Integrimit Evropian në Parlamentin Shqiptar, një projekt i organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Gjatë kësaj kohe Megi asistoi kryetarin e këtij komisioni në çështjet parlamentare si dhe në organizimin e rendit të ditës, punën e komisionit, rishikimin e projektligjeve, organizimin e takimeve të ndryshme, hartimin e raporteve në shqip dhe anglisht, përkthimin dhe përafrimin e projektligjeve me legjislacionin evropian. Për shkak të rezultateve të larta në universitet, ajo mori një bursë 2-vjeçare nga Fondacioni gjerman ‘Konrad Adenauer’.
Ajo aktualisht punon për Exit Neës, ku shkruan për çështje kushtetuese dhe ligjore. Artikujt e saj bazohen në reformën në drejtësi, ecurinë e saj dhe institucionet e saj të rejasi dhe çështjet e të drejtave të njeriut