PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Kolindo Vjerdha ka kryer studimet BSc me rezultate të larta pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën Financë- kontabilitet. Aktualisht vazhdon studimet MSc në Universitetin e Tiranës.
Angazhimet e para i ka nisur si aktivist në qytetin e Shkodrës, lidhur me çështje të cilat kishin në fokus fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje dhe rritjen e aktivizimit të tyre. Për disa vite shërbeu si aktivist pranë organizatave lokale, në të cilat përveç kontributit të përgjithshëm organizoi edhe “talk show” me tematika të ndryshme duke përfshirë gjithmonë në to zërin e të rinjve.
Që nga viti 2021 mban titullin “Ambasador i Ri Evropian” për Shqipërinë, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë këtyre viteve ka patur mundësinë të jetë pjesë e vizitave studimore në Bruksel, gjithmonë lidhur me ecurinë në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në BE, gjithashtu ka qënë pjesë e fushatave nxitëse dhe informuese në qytete të ndryshme të Shqipërisë me në fokus përfshirjen e të rinjve në proceset integruese të vendit dhe ndërgjegjësimin e tyre drejt vendimmarrjes.
Vizioni i tij është të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për efektet e politikave si në nivel qëndror dhe lokal, duke synuar gjithmonë rritjen e transparencës dhe të reagimit.