PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

Ilir Brasha ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master Shkencor në Ekonomiks, pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, si dhe ka zhvilluar një semestër shkëmbimi Erasmus + në Masaryk University, Republika Çeke.
Eksperienca e tij lidhet me fushën e analizave dhe kërkimit, në kompani dhe organizata të ndryshme në Shqipëri, si IPSOS, IDRA Research & Consulting, Albanian Institute of Science, Eurolab Internacional Group, SCiDEV.
Që në fillimet e studimeve Bachelor, Iliri është bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme, trajnimeve me qëllim përmirësimin e vetvetes dhe rritjen e kapaciteteve, pasi beson që investimi më i mirë në shoqëri është duke investuar në veten tënde dhe pastaj ke aftësitë e duhura që të japësh kontributin tënd me njohuritë e fituara.
I apasionuar pas të dhënave dhe aktivizmit ai mendon që asnjë vendim nuk duhet marrë pa e analizuar së pari atë.