PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

Erisa ka mbaruar studimet Bachelor në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor (MSc) për Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Ka studiuar për Mass Media dhe Komunikim në Budapest, Hungari si përfituese e bursës Erasmus +. Prej vitesh ka qenë e angazhuar vullnetarisht në organizata jo qeveritare, në projekte me tematikë kryesore kulturën, edukimin dhe rininë. Si përfaqësuese e të rinjve në angazhimet e saj vullnetare dhe profesionale jashtë vendit ka pasur mundësinë të bashkëpunojë dhe të ndajë eksperienca me të rinj të kulturave të ndryshme Europiane dhe me gjerë. Dëshira për të njohur më shumë historinë e vendit të saj, veçanërisht gjatë periudhës komuniste e nxiti të ishte vullnetarisht pjesë e një sërë projektesh dhe aktivitetesh kulturore të organizuara nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë për kujtesën dhe nevojën për reflektim te të rinjtë. Prej një viti e gjysmë është gazetare pranë Qendrës Mediatike “Citizens Channel”, e fokusuar në raportimin e thelluar dhe përdorimin e teknikave të reja të raportimit si Mobile Journalism.