MINISTRINË E RINISË – RITVANA HAJDARI

PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

IMG_0726 (2)

Ritvana Hajdari është studente në programin “Psikologji” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Paralelisht me studimet universitare, ajo ka ndërtuar një profil të spikatur në fushën e aktivizmit rinor dhe pjesëmarrje në çështje për arsimin dhe angazhimin qytetar.

Që nga viti 2022, ajo është aktiviste pranë “Qëndresës Qytetare”, ku përfaqëson organizatën në forume dhe kongrese brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku angazhohet si aktiviste në fushata dhe projekte që nxisin qytetarinë aktive dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje. Si përfaqësuese e Qëndresës, ajo mori pjesë në një vizitë studimore në Skoci dhe Irlandën e Veriut, të organizuar nga British Council Albania, ku pati mundësi të diskutojë me institucione publike dhe organizata  mbi aktivizmin rinor.

Ajo është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në aktivitete akademike. Ajo ka marrë pjesë në seminare, trajnime dhe aktivitete të zhvilluara nga Departamenti i Psikologjisë dhe është angazhuar në nisma që nxisin zhvillimin profesional të studentëve. Përvoja në konferenca të nivelit universitar, si pjesëmarrëse dhe referuese në diskutime shkencore, e ka ndihmuar të ndërtojë një lidhje të qëndrueshme me fushën kërkimore dhe të thellojë kuptimin e saj mbi dimensionet praktike të psikologjisë.

Ritvana është gjithashtu anëtare e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, ku ka marrë pjesë në projekte që lidhen me angazhimin qytetar, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve. Si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në fushatën ndërkombëtare “Youth Against Covid” të organizuar nga Peace Corps.

Përvoja e saj përfshin edhe angazhimin afatgjatë në qytetin e lindjes si zëvendës presidente e GLOW Club Tropoja dhe bashkëorganizatore e kampit veror në Bajram Curri, ku ka punuar me dhjetëra të rinj nga zonat rurale në aktivitete edukative dhe motivuese. Si koordinatore e grupit të Tropojës në Akademinë e Aktivizmit Kreativ, ajo udhëhoqi projektin “Pema e Dëshirave për Libra”, duke ngritur zërin për nevojën e aksesit në dije dhe libra në bibliotekën e qytetit.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion për ndryshimin shoqëror, Ritvana synon të kontribuojë në hartimin dhe monitorimin e politikave publike që pasqyrojnë nevojat reale të të rinjve dhe komuniteteve në Shqipëri.

RAPORTET: MINISTRIA E RINISË

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist

Verified by MonsterInsights