MINISTRINË E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT – RENIS META

PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

thumbnail_IMG_1131

Renisi ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, nga ku është diplomuar me Medalje të Artë.
Eksperienca e tij ndërlidhet me kontributin në jetën akademike, shoqërinë civile dhe administratën publike. Renisi aktualisht punon si Lektor me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale, në nivelin Bachelor dhe Master. Për më tepër se një vit është angazhuar si Specialist në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë, në Sektorin e Drejtësisë Penale për të Mitur.
Gjithashtu, një nga fushat e interesit dhe angazhimit lidhet me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Ai është Alumni i Diplomatische Akademie Wien – Vienna School of International Studies, si pjesë e Programit Ekzekutiv në Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare për Zyrtarët Publikë dhe Diplomatët e rinj nga Evropa Juglindore. Po ashtu, për një mandat ka mbajtur pozicionin e International Ambassador, si pjesë e rrjetit të European Student Think Tank (EST).
Falë arritjeve të tij akademike ai ka qenë pjesë e Programit të bursave Sur-Place të Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer, ku tanimë është pjesë e rrjetit Alumni të Fondacionit.
Renisi ka një histori të gjatë të kontributit në vullnetarizëm dhe angazhimit të tij civil me organizata jo-qeveritare lokale dhe entitete ndërkombëtare si UNDP, Terre des Homme, RYCO & UNFPA dhe Caritas. Po ashtu, është pjesë Grupit Rinor Këshillimor të Prezencës së OSBE në Shqipëri.
Renisi është i angazhuar si researcher (kërkues shkencor), ku gjatë periudhës së studimeve ka pasur mundësinë të zhvillojë pasionin e tij për kërkimin shkencor si Intern në Institutin e Statistikave. Fushat e tij të interesit dhe fokusit janë çështjet politike dhe sociale që rrethojnë Bashkimin Evropian dhe Procesin e Zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, të drejtat e njeriut, politikat sociale, të drejta e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe barazinë gjinore dhe jo vetëm.

RAPORTET 3 MINISTRIA E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist

Verified by MonsterInsights