Emigrimi ka qenë pjesë e pandarë e zhvillimit të historisë së Shqipërisë dhe ende vijon të mbetet një plagë e vëndit. Shqipëria e post-komunizmit ka një histori të dhimbshme të emigrimit, që daton nga fillimi i viteve 1990 e deri në ditët e sotme. Ndërkohë që vendi ishte përballë tranzicionit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, Shqipëria u përball me një emigracion intensiv dhe në përmasa të mëdha (WFD & IDI, 2021., fq.7). Studiuesi Russell King (2005), në një nga punimet e tij e konsideronte Shqipërinë si një laborator ideal për të studiuar fenomenin e emigrimit, thuajse dy dekada më pas, duket se ky konstatim është më aktual se kurrë. Në ditët e sotme, referuar shifrave, fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të mbetet hapësira sui generis ideale për të studiuar fenomenin e emigrimit, veçanërisht në moshat e reja.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: