Në këtë raport analizohen sfidat e reja të krijuara nga ndryshimet në trajtimin ligjor të subjekteve të prekura nga ligji i tatimit mbi të ardhurat personale. Analiza detajohet në efektet e vëzhguara nga ana fiskale e të gjitha subjekteve, veçanërisht të atyre që janë bërë tashmë pjesë rishtazi e skemës së re. Raporti sjell një panoramë të ndikimit që do të kenë këto skematizime të reja si në spektrin e individit si subjekt, profesioneve të lira, por edhe në përfitueshmërinë që rrejdhon drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Bazuar edhe në evidentimet e kryera nga monitorimi i procesit do sillen gjithashtu rekomandime rreth menaxhimit të barrave fiskale të reja që krijohen mbi këtë treg, gjithashtu duke analizuar nga ana konceptuale këtë vendimmarrje e cila prek një shtresëzim social që mundohen të kontribuojnë si të pavarur nga struktura të veçanta.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: