Më datë 18 janar 2024, portali “CNA.al” botoi një lajm, sipas të cilit, Partia Socialiste kishte krijuar një komision informal, të përbërë nga Eduard Shalsi, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Çuçi dhe Lindita Nikolla, i cili do t’i paraprinte një komisioni që do të shërbente si mekanizëm kontrolli kundrejt institucioneve të pavarura, veçanërisht, kundrejt Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (në vijim referuar si “SPAK”).1 Më herët, “CNA.al” kishte raportuar se në mbledhjen qeveritare, më datë 8 janar 2024, në Shëngjin, Lindita Nikolla kishte vendosur theksin mbi nevojën për kontroll parlamentar mbi institucionet e pavarura.2 Po ashtu, në datë 15 janar 2024, Bledi Çuçi, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale3, u shpreh se i kishte kërkuar deputetëve socialistë një dinamikë të re sidomos për çështje që lidhen me integrimin, si dhe të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: