Korrupsioni në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri ka qenë një problem i vazhdueshëm, i cili ka ndikuar në cilësinë dhe integritetin e institucioneve arsimore, si dhe në besimin e qytetarëve ndaj sistemit edukativ. Universitetet publike, që mbajnë një rol të rëndësishëm në formimin e brezave të rinj dhe zhvillimin e shoqërisë, shpesh janë shënjestër e praktikave korruptive që përfshijnë: pagesa të paautorizuara për provime, ndikime politike në shpërndarjen e burimeve financiare dhe favore për individë të caktuar në proceset e pranimit dhe graduimit. Ky fenomen ka ndikuar negativisht në transparencën, barazinë dhe cilësinë e arsimit të ofruar në Shqipëri.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: