Nga data 11 janar 2025 ka filluar monitorimi i procesit zgjedhor. Ky monitorim, në referim të nenit 92/4, të Kodit Zgjedhor, kufizohet në vëzhgimin e respektimit të atyre detyrimeve që subjektet zgjedhore dhe organet e administratës shtetërore kanë për procesin zgjedhor dhe që janë të verifikueshme lehtësisht. Detyrimet që monitorohen lidhen me organizimin e takimeve, veprimtarive e tubimeve elektorale, përdorimin e materialeve propagandistike dhe ngritjen e zyrave zgjedhore, respektimin e ndalimeve dhe kufizimeve për veprimtari të caktuara para zgjedhjeve e shpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë periudhës së monitorimit, si dhe me monitorimin e mediave online dhe rrjeteve sociale etj. Duke patur parasysh këto konsiderata, ky raport synon të vlerësojë përputhshmërinë e subjekteve zgjedhore dhe organeve të administratës publike në lidhje me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni zgjedhor në fuqi, si dhe të identifikojë e më pas të analizojë, shkeljet e evidentuara deri më tani nën dritën e vendimmarrjes së organeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke synuar forcimin e integritetit, transparencës dhe drejtësisë në proceset zgjedhore. Për këtë, në përfundim, do të ofrohen dhe rekomandimet përkatëse.
Për më shumë lexoni raportin e plotë më poshtë 👇: