MJEDISI DHE TURIZMI – BORANA FUQI

PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN

Processed with VSCO with  preset

Borana ka përfunduar studimet Bachelor pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Momentalisht po ndjek studimet e ciklit të dytë në profilin Master Shkencor Civil. Ajo është prej vitesh e angazhuar në organizata të ndryshme, që kanë në fokus të veçantë kauzat sociale, si dhe fuqizimin e rendit dhe ligjit. Për Boranën, shteti i së drejtës dhe meritokracisë është themeli i të gjitha demokracive moderne, dhe në të njejtën kohë busulla orientuese e çdo politike. Sidmos kur bëhet fjalë për mundësitë që i ofrohen të rinjëve. Për këtë arsye ajo iu bashkua dhe ELSA Albania (Shoqata Evropiane e Studentëve të Drejtësisë), një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse, e drejtuar nga dhe për studentët,ku pas 3 vitesh si anëtare aktive, tashmë në rolin e zv. Presidentes. Përveç kësaj, përvoja e punës pranë Kontrollit të lartë të Shtetit (KLSH) e ka ndihmuar atë të fitojë eksperiencë në monitorimin e institucioneve publike, si dhe organizimin dhe hartimin e raporteve. Në kuadër të projektit të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) Borana ka asistuar zv.Kryetaren e Kuvendit në aktivitetin e saj parlamentar dhe pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Fusha të tjera të interesit për të janë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, e drejta Kushtetuese si dhe mbrojtja e mjedisit. Me një dashuri të madhe për natyrën dhe malet Borana prej 3 vitesh është pjesë e një shoqate alpinistësh dhe bjeshkatarësh.

RAPORTET 3 MUJORE PËR MJEDISIN DHE TURIZMIN

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist

Verified by MonsterInsights