PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Tea ka përfunduar studimet Bachelor për Administrim Biznesi dhe është në përmbyllje të Masterit të Shkencave për Administrim Publik. Prej vitesh ajo është përfshirë në shoqërinë civile fillimisht si vullnetare dhe që prej 2018 ka punuar si koordinatore në fushën e mjedisit dhe të rinjve, periudhë gjatë së cilës është përfshirë në disa projekte advokimi dhe ndërgjegjësimi të shtrira në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Tea gjithashtu ka qenë anëtare bordi e një rrjeti organizatash rinore dhe mjedisore me bazë në Pragë nën pozicionin e Oficeres së Projekteve, ku i është dashur të shërbejë si vendimmarrëse dhe të testojë aftësitë e saj bashkëpunuese me partnerë nga shtete dhe kultura të ndryshme Evropiane. Pasioni dhe aktivizmi për mjedisin e nxitën Tean të bëhej pjesë e grupit organizativ të fushatës “Fridays For Future Albania”, fushatë për të cilën vazhdon të punojë së bashku me grupin për ta çuar përpara.
Tea beson se aktivizmi rinor mund të shërbejë si altoparlant dhe për rrjedhojë si zgjidhje për shumë probleme, sidomos në lidhje me mjedisin.