PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Teisa Kurti ka përfunduar studimet e ciklit të dytë Master Shkencor në programin e “E drejtë civile” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku po në të njejtin institucion arsimor ka përfunduar edhe studimet e ciklit të parë Bachelor. Ajo ka arritur rezultate të larta gjatë studimeve në Drejtësi.
Gjatë viteve të para të studimit ajo është aktivizuar pranë organizatave të shoqërisë civile si aktiviste e të drejtave studentore në organizatën Qëndresa Qytetare duke vijuar angazhimin në një organizatë ndërkombëtare si European Law Students Association Albania (ELSA Albania) në pozicionin e Presidentes për vitin 2021-2022, nën vizionin e organizatës për një botë të drejtë në të cilën ka respekt për dinjitetin njerëzor dhe diversitetin kulturor.
Nga ana tjetër si një profesioniste e re në fushën së drejtës dhe ligjit ajo ka punuar si specialiste pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Sektorin e Denoncimeve dhe Ankimimeve si dhe më parë ka punuar si Asistente Ligjore pranë kompanisë Deloitte Legal.
Gjatë këtyre eksperienceve ajo ka fituar përvojë të gjerë në ofrimin e asistencës ligjore, duke ofruar opinione për çështjet ligjore dhe administrative, si dhe analiza të ndryshimeve të kuadrit ligjor.