PËRSHKRIM I SHKURTËR, CV DHE KONTAKTI ME ANALISTIN
Serona Kolaveri është në përfundim të studimeve pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës pjesë e programit të integruar pesëvjeçar ”Master i Shkencave në Drejtësi”.
Krahas studimeve Serona ka një eksperiencë gati dhjetëvjecare në shoqërinë civile, duke punuar për organizata të ndryshme joqeveritare në vend si : LDA EUROPE, SALESFORCE ALBANIA, AIESEC, Barazi në Vendimmarrje si dhe Rrjeti ASAN. Ajo ka qënë pjesë e ekipit të të rinjve që sollën për herë të parë në Shqipëri projektin “Dita e solidaritetit dhe aktivizmit social” në vitin 2020, program, të cilin më pas e ka përfaqësuar dhe jashtë vendit në shtete si: Bosnje-Hercegovina apo edhe Gjermania.
Që prej vitit 2022 mban titullin “Ambasadore e Re Evropiane ”, program i financuar nga Bashkimi Evropian i cili bashkon të rinj të ndryshëm, aktivistë të Ballkanit Perëndimor, nën një vizion të përbashkët rreth aktivizmit rinor, element i cili çon në krijimin e ndryshimeve thelbësore sociale. Serona gjithashtu ka asistuar në studio ligjore dhe është bërë pjesë e projekteve të ndryshme të cilat përkojnë jo vetëm me fushën juridike si p.sh; “Çështjet e Antikorrupsionit”, program ky i implementuar nga Instituti Shqipëtar i Shkencës), “Lobingu dhe Financimi i Partive Politike”, project ky i mbështetur nga Open Data Albania, “Adresimi i gjuhës së urrejtjes”; “Përfshirja e të rinjve në proceset elektorale”; “Rëndësia e përdorimit të Kodit të Etikës në fushatat zgjedhore” të gjtha këto të organizuara nga UNA, UNDP, UNFPA.
Që nga janari i këtij viti ajo është duke punuar së bashku me strukturat e Këshillit të Evropës për minimizimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, aktualisht Serona po ndjek një modul studimesh pranë Institutit të Studimeve Evropiane, lidhur me Institucionet e Bashkimit Evropian dhe Politikëbërjen.